Please enter at least 3 characters.

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

 Nafta
Foto: Ilustrim
nafta

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,10 % në raport me vendimin e datës 8.6.2026.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 2,50 denar/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,074 den/kg dhe do të jetë 46,223 den/kg.

Nga data 16.6.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 - 87,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 - 90,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) - 87,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 86,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU - 46,223 (denarë/kilogram).