Please enter at least 3 characters.

Rrëzohet një dru i vjetër në Llapushnik, bllokon për një orë autostradën Prishtinë - Pejë (Foto)

2018/07/Rrezohet-foto.jpg

Gjatë orëve të pasdites së sotme, autostrada Prishtinë - Pejë është bllokuar për një orë, si pasojë e një druri të vjetër që ka rënë në mes të rrugës në Llapushnik.

Rënia e papritur e drurit ka shkëputur edhe disa kabllo të rrjetit elektrik, duke bërë që veturat të mos qarkullojnë, deri në arritjen e njësiteve përkatëse për intervenim, transmeton Telegrafi.

Përveç kolonave të gjata në të dy anët e rrugës, nuk raportohet për ndonjë të lënduar, apo dëm material. /Telegrafi/