Please enter at least 3 characters.

Rrëzohet dhe bie përmbys aeroplani në Somali - shpëtojnë 36 personat që ishin në bord

2022/07/125952723_bff2bc41c43e1655cb18b9bda1b4fbc775a56a560_6_3564_20061000x563.jpg

Një aeroplan është rrëzuar dhe rrokullisur gjatë zbarkimit në aeroportin e kryeqytetit të Somalisë, por nuk ka pasur viktima në mesin e 36 personave në bord.

Pamjet dramatike të xhiruara pranë aeroportit në Mogadishu tregojnë tymin e zi të dendur që ngrihet mbi vendin e përplasjes, transmeton Telegrafi.

Zjarrfikësit kanë shuar flakët dhe imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë aeroplanin, një Fokker 50, i përmbysur.

Aeroplani i përkiste Jubba Airways dhe ishte një fluturim i brendshëm nga qyteti i Baidoa-s për në kryeqytet.

Siç raportohet, pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan të gjithë, sipas autoriteteve të aeroportit.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit. /Telegrafi/