Please enter at least 3 characters.

"Rrezikon të shkaktojë aksidente", qytetari nga Kamenica ankohet për një gropë në mes të një kryqëzimi

2024/07/kamenice.jpeg

Një qytetar ka raportuar një dëm në rrugë (gropë) në mes të një kryqëzimi, që lidhë fshatrat Bllatë – Dajkoc – Muqivërc – Koretin.

Shqetësimin për këtë e ka adresuar përmes platformës ndreqe.com.

Ai thotë se rruga është mjaftë e qarkullueshme dhe se rrezikon të shkaktojë aksidente në komunikacion.

“Kjo gropë është në mes të një kryqëzimi të rrugëve që lidhë fshatrat: Bllatë - Dajkoc - Muqivërc, Koretin. Është një rrugë mjaftë e qarkullueshme dhe kjo gropë rrezikon të shkaktojë aksidente në komunikacion”, ka shkruar qytetari.

Ndërsa, Telegrafi ka adresuar pyetje në Komunë të Kamenicës për ndonjë plan veprimi për rregullimin e dëmit, por deri në publikimin e këtij lajmi, nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/