Rregulloni madhësinë e bluzës me këtë truk super të thjeshtë, nuk do të keni nevojë për gërshërë
01/08/2024
Bluzat me mëngë të gjata janë opsioni ideal për t’i kombinuar me xhinset e preferuara.
Megjithatë, ndodh që ndonjëherë gjatësia të mos jetë e duhur, kështu duhet të gjejmë një opsion për ta shkurtuar, por pa e prerë.
Një influencere e cila jep këshilla mode, ka ndarë një truk pikërisht për këtë.
Për ta ndryshuar madhësinë e bluzës, pa e shkurtuar, influencerja Sherrie Webster përdori një lidhëse të këpucëve.
Lidhësen ajo e vendosi në mes, më pas filloi ta rregullonte gjatësinë e bluzës.
Rezultati në fund mahniti të gjithë. /Telegrafi/


