Rregulla... për jetën!?
Jordan B. Peterson
- Trego të vërtetën.
- Mos bëj gjëra që i urren.
- Vepro në mënyrë të tillë që mund të tregosh të vërtetën për veprimet e tua.
- Ndiq atë që është kuptimplotë, jo kënaqësitë e momentit.
- Nëse duhet të zgjedhësh, bëhu ai/ajo që bën gjëra, jo ai/ajo që sheh gjërat teksa bëhen.
- Tregohu i vëmendshëm.
- Supozo gjithmonë se personi që po dëgjon mund të dijë diçka që ti ke nevojë ta mësosh. Dëgjoji mjaftueshëm mirë sa ata të ndajnë gjëra me ty.
- Planifiko dhe puno me zell për të ruajtur romancën në marrëdhënie.
- Bëj kujdes se me kë i ndan lajmet e mira.
- Bëj kujdes se me kë i ndan lajmet e këqija.
- Bëj të paktën një gjë më mirë në çdo vend që shkon.
- Imagjino se kush mund të jesh dhe pastaj synoje me mendje të vetme këtë.
- Mos e lejo veten që të bëhesh arrogant apo i mëritur.
- Përpiqu që ta bësh një dhomë në shtëpi sa më të bukur të jetë e mundshme.
- Krahasoje veten me atë që ishe ti dje, jo me atë që është dikush tjetër sot.
- Përpiqu sa më shumë të mundesh të paktën në një gjë dhe më pas shih se çfarë do të ndodhë.
- Nëse kujtimet e vjetra ju bëjnë akoma që të qani, shkruajini me kujdes ato dhe plotësisht.
- Ruaj lidhjet e tua me njerëzit.
- Mos i denigro në mënyrë të pakujdesshme institucionet sociale apo arritjet artistike.
- Trajtoje veten sikur ti je personi përgjegjës për të ndihmuar veten tënde.
- Kërkoji dikujt një nder të vogël, në mënyrë që ai ose ajo të të kërkojë një të tillë në të ardhmen.
- Bëj miq ata persona që duan më të mirën për ty.
- Mos tento që të shpëtosh dikë që nuk do që të shpëtohet, dhe tregohu shumë i kujdesshëm në shpëtimin e dikujt që do.
- Asgjë e bërë mirë nuk është e parëndësishme.
- Vër rregull në shtëpinë tënde, përpara se të kritikosh botën.
- Vishu si personi që dëshiron të bëhesh.
- Tregohu preciz në fjalimet e tua.
- Ec drejt dhe me shpatullat pas.
- Mos e shmang diçka që të frikshme që të ka zënë rrugën, dhe mos bëj gjëra të rrezikshme nëse nuk është nevoja.
- Mos i lër fëmijët e tu të bëjnë gjëra që do të të bëjnë të mos i pëlqesh ata.
- Mos transformo gruan tënde në një shërbëtore.
- Mos i fshih gjërat e padëshiruara në mjegull.
- Fiksoje se mundësia fshihet aty ku është hequr dorë nga përgjegjësia.
- Lexo diçka të shkruar nga dikush i madh.
- Merr si kafshë shtëpiake një mace, nëse e gjen në rrugë.
- Mos i shqetëso fëmijët teksa po bëjnë skejtbording.
- Mos i lër personat që të tallin të dalin të palagur nga kjo histori.
- Shkruaji një letër qeverisë nëse sheh diçka të parregulluar dhe propozo një zgjidhje.
- Kujto gjithmonë se ajo që nuk e di akoma është më e rëndësishme se ajo që di.
- Ji mirënjohës, pavarësisht vuajtjeve tua. /mapo/


