Please enter at least 3 characters.

Rrahu bashkëshorten, arrestohet prizrenasi

2020/09/arrestim-1.png

Një person është arrestuar ditën e martë në Prizren, pasi që i njëjti ka rrahur fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur në ora 12:05, transmeton Telegrafi.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare", thuhet në njoftim.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/