Please enter at least 3 characters.

Rrahje në Prishtinë, lëndohet një person

2020/09/rrahje.jpg

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar një person tjetër.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:20 në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi