Rrahje brutale pranë Shtëpisë së Bardhë - theren me thikë mbështetësit e Trumpit
04/11/2020
Katër persona, një grua dhe tre burra, u plagosën para Shtëpisë së Bardhë natën pas zgjedhjeve, raportojnë mediat amerikane.
Ata u theren me thikë, por nuk janë në gjendje të keqe shëndetësore gjersa u transportuan në në spital të Uashingtonit, njoftoi policia e kryeqytetit të SHBA-së.
Policia tha se viktimat e sulmit deklaruan veten si mbështetës të kandidatit republikan, Donald Trump.
Katër persona u plagosën në një debat me tre të dyshuar pranë kryqëzimit të Rrugës së 14-të dhe New York Avenue Northwest rreth orës 2:30 të mëngjesit, deklaroi policia.
Ndryshe, policia ka njoftuar se po kërkonte tre të dyshuar, dy burra dhe një grua. /Telegrafi/


