Please enter at least 3 characters.

Rrah një fëmijë në Zubin Potok, intervistohet e dyshuara

Një grua i ka shkaktuar lëndime trupore një fëmijës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00, në Zubin Potok.

Tutje bëhet e ditur se palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se e dyshuara kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës mashkull kosovar. Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/