Please enter at least 3 characters.

Roshi pas humbjes nga Kosova: Kemi marrë një leksion të ashpër

2018/05/Odise-Roshi-e1527666730500.jpg
261:"LYON, FRANCE - JUNE 19: Odise Roshi of Albania and Ovidiu Hoban of Romania compete for the ball during the UEFA EURO 2016 Group A match between Romania and Albania at Stade des Lumieres on June 19, 2016 in Lyon, France. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi, u shfaq mjaft i dëshpëruar për humbjen e thellë ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Fieraku mohoi të ketë probleme mes grupit dhe Christian Panuccit, por pranoi se nuk e kishte mirëpritur zëvendësimin për herë të dytë radhazi, në minutën e 43-të të pjesës së parë.

"Pas Norvegjisë, një tjetër humbje dhe ndeshje e dobët? Është e vërtetë që humbëm me rezultat mjaft të thellë, duke marrë një leksion të ashpër".

"Ka ndonjë problem në dhomat e zhveshjes? Jo, grupi është i bashkuar. Kur humbim dhe kur fitojmë, jemi të gjithë bashkë, ndaj duhet të harrojmë këto rezultate dhe të bëhemi bashkë, për të dalë nga kjo situatë".

"Sërish u zëvendësuat në minutën e 42-të? Po, edhe me Norvegjinë u zëvendësova në të njëjtën minutë, por nuk e kuptova arsyen. Mund të them që nuk e kam pritur aspak mirë këtë".

"Mund të besojmë te kjo skuadër? Kemi bërë dy ndeshje katastrofike dhe duhet të kthejmë faqe urgjentisht. Jam shumë i mërzitur për këtë që po ndodh. Besoj se do të arrijmë t’ia dalim".

"Do të donit të ktheheshit pas te periudha e De Biasit? Ka kaluar tashmë ajo periudhë dhe duhet të shohim përpara. Gjithsesi mendoj se ishte një nostalgji shumë e mirë", ka thënë Roshi. /TopChannel/