Please enter at least 3 characters.

Rooney shumë i shqetësuar me lojën e Anglisë, por lavdëron vetëm kapitenin Kane: Ai është heroi ynë

Wayne Rooney ka shprehur shqetësim për paraqitjen e Anglisë, pas fitores së vështirë ndaj DR Congo në Kupën e Botës.

Legjenda angleze, aktualisht komentator për BBC-në, analizoi ndeshjen dhe theksoi se skuadra ka probleme serioze në momentet kur humbet topin, duke lënë hapësira të mëdha për kundërshtarët.

“Jam shumë i shqetësuar. Kur Anglia humbet topin, krijohen boshllëqe të mëdha. Do të kemi problem kundër ekipeve më të forta”, u shpreh Rooney.

Pavarësisht kritikave, ai vlerësoi paraqitjen e kapitenit Harry Kane, i cili ishte vendimtar me dy gola në këtë ndeshje, duke i dhënë Anglisë kualifikimin në fazën e radhës.

“Kane lëvizi shkëlqyeshëm për golin e parë me kokë dhe goli i dytë ishte i pabesueshëm. Ai është një yll i Anglisë dhe heroi ynë”, shtoi Rooney.

Rooney shtoi se Anglia duhet të përmirësohet në aspektin taktik dhe të jetë më e kujdesshme në mbrojtje, nëse synon të shkojë deri në fund të turneut.

“Ka gjëra për t’u përmirësuar, por në fazat eliminatore më e rëndësishmja është të kalosh tutje”, përfundoi ai. /Telegrafi/