Please enter at least 3 characters.

Rooney: Falcao, transfer fantastik

2016/01/rooney-falcao-transfer-fantastik_hd.jpg

Sulmuesi kolumbian do ta kalojë sezonin 2014/2015 në Old Trafford dhe shumëkush e konsideron atë kërcënim për pozitën e sulmuesit anglez.

“Është një transferim fantastik”, ka thënë Rooney në konferencën e tij të parë për shtyp si kapiten i Anglisë.

“Ai është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dhe kjo është një dëshmi e përpjekjeve që bën klubi”, ka shtuar 28-vjeçari.

Falcao u huazua te Djajtë e Kuq nga Monaco, ndërsa United e ka edhe opsionin e blerjes në fund të sezonit. /Telegrafi/