Ronaldo puth një bukuroshe pas derbit (Video)
15/04/2015
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo i ka plotësuar ëndrrën një tifozeje e cila ishte mjaft e bukur, pasi vendosi që ta puthë atë në të dy faqet.
Pas ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Real Madridit, disa tifozë kanë ndenjur jashtë stadiumit Vicente Calderon për t’i përshëndetur të përzgjedhurit e Carlo Ancelotti.
Kurse, Ronaldo u tregua më i zoti nga të gjithë. Portugezi i dha mundësin një bukurosheje që të fotografohen, derisa e puthi në të dy faqet.


