Please enter at least 3 characters.

Ronaldo prodhoi një pasim të bukur në ndeshjen ndaj Spanjës, fati ia mohoi golin Portugalisë

2020/10/Screenshot_5-5.jpg

Cristiano Ronaldo tregoi vizionin e tij brilant kur prodhoi një pasim të jashtëzakonshëm për Portugalinë në ndeshje kundër Spanjës.

Ronaldo ui mohua asistimi i bukur, pasi që nuk u kthye në gol në ndeshjen e së mërkurës.

Në minutën e 67-të, super ylli 35-vjeçar mori topin në krahun e majtë dhe bëri dy prekje përpara se të pasonte në mënyrë të mrekullueshme për Renato Sanchesin.

Sulmuesi i Juventusit zgjodhi shokun e tij të skuadrës duke ia pasuar një top të shkëlqyeshëm me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë.

Edhe Sanches goditi bukur, por transversalja ia mohoi golin.

Është e panevojshme të thuhet, por pasimi i Ronaldos i çoi në këmbën mediat sociale që lavdëruan portugezin. /Telegrafi/