Please enter at least 3 characters.

Ronaldo nuk pendohet që zgjodhi Juventusin edhe pas humbjes nga Atletico

2018/12/Ronaldo-Juve.jpg
90:"during the serie A match between Juventus and SS Lazio on August 25, 2018 in Turin, Italy.
13:"Marco Luzzani

Cristiano Ronaldo refuzoi një ofertë nga Manchester United për t’iu bashkuar Juventusit nga Real Madridi.

Djajtë e Kuq bënë përpjekje reale për të transferuar superyllin nga ekipi mbretëror.

Megjithtë, Jose Mourinho kurrë nuk ishte pro këtij transferimi, duke kërkuar një qendërmbrojtës – i cili kurrë nuk erdhi.

Ronaldo në aksion në Serie A

Për më shumë, Tuttosport shkruan se Ronaldo po ashtu nuk ka dashur rikthimin te United.

Ai u ka thënë miqve të tij të ngushtë: “Jam mirë këtu”, duke u referuar për Juventusin.

Përkundër disfatës nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve dhe gjasave minimale për kualifikim, Ronaldo ka siguruar shokët e tij se ai nuk pendohet për zgjedhjen që ka bërë. /Telegrafi/