Please enter at least 3 characters.

Ronaldo ‘nuk është normal’, i nënshtrohet testeve antidoping

2016/01/ronaldo-lsquo-nuk-euml-sht-euml-normal-rsquo-i-n-euml-nshtrohet-testeve-antidoping_hd.jpg

Jo vetëm Messi por dhe Cristiano Ronaldo i nënshtrohet tashmë kontrolleve të antidopingut. Në seancën e fundit stërvitore të Realit, portugezi bashkë me nëntë futbollistë të tjerë Los Blancos i janë nënshtruar kontrolleve të befasishme për doping duke ju nënshtruar testeve të urinës dhe gjakut, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë në këtë sezon, që lojtarët e Realit i nënshtrohen testeve të antidopingut, pasi dhe përpara finales së Superkupës së Evropës me Sevillan, po gjatë një seance stërvitore, pati një vizitë të papritur nga ana e zyrtarëve të UEFA-s dhe Agjensisë Spanjolle të Antidopingut, e cila kohët e fundit ka qenë nën akuzë se kontrollonte vazhdimisht futbollistin e Barcelonës, Lionel Messi. /Telegrafi/