Please enter at least 3 characters.

Ronaldo mbështet pretendimin se FIFA e ndihmoi Argjentinën të arrinte në finalen e Kupës së Botës 2026

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka shkaktuar polemika me disa nga veprimet e tij të fundit në rrjetin social Instagram rreth fushatës së Argjentinës në Kupën e Botës 2026.

Kjo për shkak se profili i tij zyrtar, i cili ka 677 milionë ndjekës, u kap duke pëlqyer një klip interesant.

Klipi tregon gazetaren spanjolle Pilar Rodriguez duke akuzuar FIFA-n për korrupsion dhe se ata e ndihmuan Argjentinën të arrinte në finalen e Kupës së Botës.

“Argjentina duhet të ishte eliminuar të paktën 5 NDESHJE më parë! Është ende në garë falë ndihmës së FIFA-s, e cila është një nga institucionet më të korruptuara në planetin Tokë!”

“Pra, nuk kam frikë fare nga Argjentina, kam më shumë frikë nga Infantino. Mendoj se nuk do të luajmë kundër Argjentinës, por kundër të gjithë FIFA-s që duan t’ia japin Kupën e Botës Lionel Messit”, deklaron gazetarja në klip.


Ronaldo duket se është në përputhje me këto pikëpamje, prandaj ai e pëlqeu atë postim dhe kjo do të surprizojë shumë tifozë.

Ndryshe, veterani portugez shënoi tre gola në Kupën e Botës 2026, me Portugalinë që u eliminua në fazën e 1/8-tave. /Telegrafi/