Please enter at least 3 characters.

Ronaldo: Juventusi duhet të vazhdojë kështu

2019/12/Ronaldo-vs-Udinese.jpg
227:"TURIN, ITALY - DECEMBER 15: Cristiano Ronaldo of Juventus celebrates goal during the Serie A match between Juventus and Udinese Calcio at Allianz Stadium on December 15, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Chris Ricco/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo beson se Juventusi mund të vazhdojë të rritet me Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain, vetëm se ekipi duhet të luajë me besim.

Juventusi fitoi me rezultat 3-1 ndaj Udineses në takimin e vlefshëem për javën e 16-të në Serie A.

Në këtë fitore, Maurizio Sarri ka përdorur treshen e sulmit: Ronaldon, Higuain dhe Dybalan së bashku dhe funksionoi mirë, pasi portugezi shënuan dhe asistuan.

Ylli portugez shënoi dy gola, ku njëri u asistua nga Higuain, ndërsa Dybala gjeti një herë golin, por iu anulua për prekje të topit me dorë.

"Gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim, edhe pse mund të kishim shënuar më shumë gola", ka thënë fillimisht Ronaldo për Sky Sport Italia.

"Mendoj se kjo është një mënyrë e mirë për të luajtur dhe është e rëndësishme që ne duhet të luajmë me besim".

"Nuk bëhet fjalë për shfaqje individuale, por se si ne punojmë si kolektiv", përfundoi portugezi. /Telegrafi/