Please enter at least 3 characters.

Romero zgjedh Manchester Unitedin

2016/01/romero-zgjedh-manchester-unitedin_hd.jpg

 Numri një i Argjentinës, Sergio Romero, kishte mbetur lojtar i lirë pasi kontrata me Sampdorian kishte skaduar javë më parë.

Portieri 26-vjeçar ishte në negociata me Romën dhe Real Madridin, por papritmas në lojë është futur Manchester United që e ka rrëmbyer atë.

Sipas medieve italiane, Romero, ka pranuar të transferohet në United si portier i dytë dhe do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare.

Argjentinasi do të ketë të vështirë pasi si titullar te ‘Djajtë e Kuq’, është njëri ndër portierët më të mirë në botë, spanjolli David De Gea. /Telegrafi/