Please enter at least 3 characters.

Romë e vogël përballë jashtëtokësorëve nga Katalunia (Video)

2016/01/rom-euml-e-vog-euml-l-p-euml-rball-euml-jasht-euml-tok-euml-sor-euml-ve-nga-katalunia-video_hd.jpg

Skuadra e Luis Enrique ka shkëlqyer në përballje me Romën, duke i shënuar gjashtë gola spektakolar.

Rikthimi i Messit në formacionin bazë ka bërë që shkëlqimi i Barcelonës të jetë shumë herë më i madh se në ndeshjet e radhës.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3-0, falë dy golave nga Luis Suarez dhe një nga Messi.

Ndërkohë si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën Barcelona realizoi tre gola të tjerë, me Pique, Messi dhe Adrianon.

Roma ka mundur më herë ta ngushtoi epërsinë por Dzeko humbi penalltinë në minutën e 82-të.

Golin e nderit për Romën e realizoi pikërisht boshnjaki me kokë në minutën e fundit të ndeshjes pas harkimit në zonë nga Lucas Digne.

Barcelona është e para në Grupin E me 13 pikë, ndërsa Roma ndodhet në pozitën e tretë me pesë pikë, sa ka edhe Leverkuseni në pozitën e dytë. /Telegrafi/