Please enter at least 3 characters.

Roman Polanski përballet me një tjetër akuzë për përdhunim

2019/11/RomanPolanski1-2.jpg
319:"ZURICH, SWITZERLAND - OCTOBER 02: Roman Polanski writes autographs as he attends the 'D'apres une histoire vraie' premiere at the 13th Zurich Film Festival on October 2, 2017 in Zurich, Switzerland. The Zurich Film Festival 2017 will take place from September 28 until October 8. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)
12:"Getty Images

Filmbërësi i njohur, Roman Polanski, po përballet me një tjetër akuzë për keqtrajtim seksual. Aktorja franceze, Valentine Monnier, pohon se regjisori e ka përdhunuar gjatë kohës sa ajo ishte adoleshente.

Ajo ka thënë se fituesi i Oscarit e ka përdhunuar në një shtëpi në mal në Gstaad të Zvicrës, kur ajo ishte 18-vjeçare, bën të ditur gazeta Le Parisien. Sipas deklaratës së saj, kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në vitin 1975.

"Nuk kam pasur lidhje me të, as personale e as profesionale, dhe thuajse nuk e njihja. Më goditi, më rrahu derisa nuk u dorëzova, ndërsa më pas më përdhunoi", ka rrëfyer Monnier.

(Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Regjisori francezo-polak i hedh poshtë kategorikisht këto akuza - ka thënë avokati i tij, Herve Temime, duke shtuar se akuzat kanë ardhur pikërisht në kohën e publikimit të filmit të tij më të ri, "J'accuse".

86-vjeçari kishte ikur nga SHBA-të katër dekada më parë, pasi kishte pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Ai jeton kryesisht në Francë dhe shtetësia franceze e ka mbrojtur nga ekstradimi. /Telegrafi/