Please enter at least 3 characters.

Roma tenton goditjen e dyfishtë nga Napoli, Hysaj njëri nga ta

2020/12/Elseid-Hysaj-scaled-1-e1609072445496.jpg
477:"Foto Alessandro Garofalo/LaPresse 01 novembre 2020 Napoli, Italia sport calcio Napoli vs Sassuolo - Campionato di calcio Serie A TIM 2020/2021 - stadio San Paolo. Nella foto: Elseid Hysaj Napoli Photo Alessandro Garofalo/LaPresse November 01, 2020 Naples, Italy sport soccer Napoli vs Sassuolo - Italian Football Championship League A TIM 2020/2021 - San Paolo stadium. In the pic: Elseid Hysaj Napoli By Icon Sport - Elseid HYSAJ - Stade San Paolo - Naples (Italie)
21:"LaPresse / Icon Sport

Elseid Hysaj pritet të largohet nga Napoli pas pesë viteve të kaluara në këtë klub.

Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin dhe nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët për vazhdimin e saj.

Kësisoj e ardhmja e tij duket larg Napolit dhe largimi pritet të ndodhë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Aktualisht për Hysajn ka oferta nga klube të ndryshme, por mediat italiane këmbëngulin se Roma është ajo që ka bërë hapa më konkretë dhe vijon të negociojë me menaxherin Giuffredi, për të transferuar shkodranin.

Kryeqytetasit provuan në verë të marrin edhe sulmuesin Arkadiuz Milik, të cilit ashtu si Hysaj, i skadon kontrata në qershorin e ardhshëm, ndërsa tani drejtori Tiago Pinto është rikthyer sërish te polaku dhe shkodrani.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Romës do të provojnë të gjejnë një marrëveshje me Napolin për të bërë të mundur transferimin që në janar në kryeqytet, të Elseid Hysajt dhe Arkadiuz Milik, megjithatë negociatat me De Laurentiis nuk janë asnjëherë të lehta.

Për më tepër, për Milik janë vënë në lëvizje edhe klube të tjera si Interi, Juventusi e Fiorentina në kampionatin italian, të cilat duan të përfitojnë nga situata, për të transferuar me një shifër modeste, një lojtar që ka një vlerë shumë më të lartë në treg. /Telegrafi/