Please enter at least 3 characters.

Roma gëzohet, mbërrijnë dy oferta për Pastoren

2020/05/GettyImages-1169596849-e1590041834937.jpg
303:"ROME, ITALY - SEPTEMBER 19: Javier Pastore of AS Roma competes for the ball with Carlos Ponk of Istanbul Basaksehir F.K. during the UEFA Europa League group J match between AS Roma and Istanbul Basaksehir F.K. at Stadio Olimpico on September 19, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma është duke kërkuar të shkurtojë shpenzimet me paga të lojtarëve, pasi klubi është duke kaluar nëpër një krizë financiare.

Njëri nga lojtarët më të paguar në klub është argjentinasi Javier Pastore, i cili pritet të largohet në verë.

Giallorosët kanë marrë lajme të mira, pasi tani kanë në tavolinë dy oferta për mesfushorin argjentinas.

E ardhmja e Pastores duket se do të jetë larg Evropës, pasi për të ka oferta nga elita e futbollit amerikane MLS.

Javier Pastore. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Inter Miami dhe Seattle Sounders janë dy skuadrat që kanë bërë oferta për Pastoren, por mediat italiane nuk kanë arritur të zbulojnë shumën që ata kanë ofruar për argjentinasin.

Dy ekipet e fuqishme amerikane janë gati të paguajnë pagën e Pastores i cili fiton 4,5 milionë euro në sezon te Roma.

Besohet se skuadra nga kryeqyteti italian është gati të lë të lirë Pastoren të largohet nëse vije ndonjë ofertë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/