Please enter at least 3 characters.

Roma fiton me goleadë ndaj Crotones (Video)

2016/09/Cs52uDsUAAAKlAz.jpg

Roma i është kthyer fitoreve në Serie A.

Pas humbjes ndaj Fiorentinës, klubi nga kryeqyteti ka fituar 4-0 ndaj Crotone.

Goli i parë erdhi nga Stephan El Shaarawy erdhi në minutën e 26-të, ndërsa Mohamed Salah në minutën e 37-të pas një asistimi nga ‘Faraoni’ dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Dy golat e radhës u shënuan nga Edin Dzeko (48’, 57’) dhe me rezultatin 4-0 përfundoi ky takim.

Pas kësaj fitore Roma ngjitet në vendin e tretë me dhjetë pikë, kurse ndeshja e radhës është ndaj Torinos. /Telegrafi/