Please enter at least 3 characters.

Roma fitoi rreth 100 milionë euro prej garave evropiane

2018/05/Romaaaa.jpg
143:" during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between A.S. Roma and Liverpool at Stadio Olimpico on May 2, 2018 in Rome, Italy.
11:"Paolo Bruno

Romakët kanë fituar këtë sezon afërsisht 100 milionë euro nga ndeshja e Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi në gjysmëfinale kundër Liverpoolit.

Giallorossit nuk do të shkojnë në Kiev për t'u përballuar me Real Madridin për trofeun, por ata lënë pas Shakhtar Donetskun dhe Barcelonën.

Madje, i shkaktuan humbjen e parë të sezonit në garat evropiane, Liverpoolit, pasi ndeshja e dytë përfundoi 4-2 në Stadio Olimpico.

Roma (Getty Images)

Sipas "Calcio e Finanza", Roma do të përfundojnë sezonin me rreth 81 milionë euro të fituara prej UEFA-s dhe dhjetëra miliona euro në formë të bonuseve.

Për më tepër, ata do të fitojnë rreth 18.2 milionë euro nga biletat, ku fitimi i tyre në total do të arrij shifrat rreth 99.2 milionë euro.

Kjo do të thotë që për herë të parë që nga 2012-13, Juventusi nuk do të jetë klubi me fitimet më të mëdha këtë sezon në garat e Evropës.

Bardhezinjtë pësuan në çerekfinale kundër Real Madridit, ku do të fitojnë 77.8 milionë euro plus 14 milionë euro bonuse që në total do të jenë 91.8 milion euro. /Telegrafi/