Roma befason Lazion me dy gola të shpejtë për katër minuta (Video)
18/11/2017
Roma ka shënuar dy gola të shpejtë në derbin e zjarrtë lokal ndaj Lazios në kuadër të javës së 13-të të kampionatit italian.
Është sulmuesi argjentinas, Diego Perotti, i cili ka shënuar për epërsinë e Romës prej 1-0.
Goli i argjentinasit erdhi nga pika e bardhë në minutën e 49-të.
Pa kaluar mirë katër minuta, Roma gjeti edhe golin e dytë me anë të Radja Nainggolan.
Mesfushori belg ka shënuar një supergol nga distanca për 2-0 . /Telegrafi/


