Please enter at least 3 characters.

Rodriguez pëlqen kalimin në Ligën Premier, alarmohen gjigantët anglezë

2019/05/Rodriguez-Kolumbia.jpg
284:"SEOUL, SOUTH KOREA - MARCH 26: James Rodriguez of Colombia gesturers to assistant referee Saoud Al Maqaleh during the International Friendly match between South Korea v Colombia at Seoul World Cup Stadium on March 26, 2019 in Seoul, South Korea. (Photo by Chung Sung-Jun/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli kolumbian i Real Madridit, James Rodriguez është duke u lidhur me një transferim në Angli dhe një lëvizje të tillë e pëlqen edhe vet ai.

Rodriguez do të largohet nga Bayern Munich pas qëndrimit të tij për dy sezone si i huazuar dhe do të rikthehet te Real Madridi.

Megjithatë, klubi mbretëror nuk e do kolumbianin dhe ai pritet të largohet këtë verë nga Bernabeu.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, James pëlqen shumë transferimin në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Rodriguez nuk do të blihet nga Bayern Munichu (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Një lëvizje drejt Liverpoolit, Arsenalit ose Manchester Unitedit tanimë është shumë e mundshme, pasi këto skuadra kanë shprehur interesim.

James përfaqësohet nga agjenti Jorge Mendes, i cili ka raporte të mira me Unitedin dhe Liverpoolin. /Telegrafi/