Please enter at least 3 characters.

Rodriguez dëshiron rikthimin te Real Madridi pas largimit të Zidanet

2018/06/James-Zidane-e1527857527704.jpg
298:"LEGANES, MADRID - APRIL 05: James Rodriguez (L) of Real Madrid CF leaves the pitch behind his coach Zinedine Zidane (R) during the La Liga match between CD Leganes and Real Madrid CF at Estadio Municipal de Butarque on April 5, 2017 in Leganes, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Bayern Munichut, James Rodriguez, është i gatshëm të mbushë çantat e tij dhe të kthehet në Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Ylli kolumbian është në një huazim dy sezonal në Bayern dhe ka gëzuar një formë të lartë në 12 muajt e parë në Gjermani.

Megjithatë, dorëheqja dramatike e Zinedine Zidane gjatë të enjtes ka ndryshuar peizazhin tek kolumbian.

Mediat në Spanjë raportojnë se James pas largimit të Zidanet është i gatshëm të kthehet te Real Madridi.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, ylli kolumbian e ka siguruar shumë presidentin Florentino Perez se do të kthehet në Real nëse Zidane do të largohet.

Kështu, me francezin e larguar tashmë zyrtarisht, ai është i lumtur të përmbushë premtimin e tij.

Në të vërtetë, James i ka thënë tashmë agjentin e tij, Jorge Mendes, që të lejojë Perez të dijë se ai dëshiron të kthehet - një thirrje që presidenti do ta pranojë me gëzim. /Telegrafi/