Please enter at least 3 characters.

Rod Stewart shijon një ditë të nxehtë në ‘West Palm Beach’ gjatë periudhës së izolimit

2020/04/27240576-0-image-a-27_1586984140150.jpg

Rod Stewart të mërkurën në mëngjes ka shijuar një ditë të bukur pranë detit pasi ditë më parë ndihmoi në mbledhjen e parave për ‘Organizatën Botërore të Shëndetit’.

Ylli botëror e bëri një vizitë në “West Palm Beach” në Florida, meqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e rrepta në lidhje me distancimin shoqëror dhe izolimin.

Me rritjen e temperaturave, Rod, 75-vjeçar, u relaksua duke marrë ca rreze dielli, ndërsa ai shfrytëzoi pjesën më të madhe të zonave bregdetare.

Rod Stewart (Foto: Backgrid)

Ylli britanik kishte veshur një këmishë rozë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të kuqe të ndezur, me një palë atlete që përputhen me dukjen e tij.

Duke përfunduar pamjen e tij shumëngjyrëshe dhe duke garantuar se qëndroi i freskët në një ditë tjetër të kësaj periudhe pandemie, Rod po ashtu mbante në kokë edhe një kapelë.

Rod Stewart (Foto: Backgrid)

Paraqitja publike vjen pasi Rod dhe vajza e tij, Ruby, 32-vjeçare, mbajtën një shfaqje bamirësie përmes një ‘live’ në Instagram të premten.

Rod mbajti mini-koncertin “TogetherAtHome” për të ndihmuar në mbledhjen e parave për ‘Organizatën Botërore të Shëndetit’ Global mes krizës së vazhdueshme të coronavirusit.

Pasi dyshja kishin kënduar një numër hitesh klasike të Rodit, atyre iu bashkuan gruaja e Rodit, Penny Lancaster dhe djemtë e tyre Aiden, nëntë vjeç, dhe Alastair, 14 vjeç, në fund të videos për të kënduar “Forever Young” në një stil akapella. /Telegrafi/