Roboti thyen rekord botëror në ecje
Një robot humanoid kinez, AgiBot A2, arriti një rekord të ri në Librin e Rekordeve Guinness, duke ecur 106,286 km në një rrugë interqytetëse — nga Suzhou në Shangai — pa u fikur asnjëherë.
Roboti është projektuar nga kompania AgiBot me seli në Shanghai dhe përdor një sistem baterie “hot-swap” (bateria mund të zëvendësohet gjatë punës), që e mban të aktivizuar për gjithë rrugën.
A2 është i pajisur me dy module GPS, sensorë LiDAR dhe kamera me thellësi infra të kuqe, gjë që i mundëson të navigojë në rrugë asfalto, trotuare, ura, dhe pjerrësi — madje edhe duke respektuar rregullat e trafikut.
Roboti thyen
🚀 AgiBot A2 Sets Guinness Record for "Longest Journey Walked by a Humanoid Robot" with 106.286km cross-provincial Challenge!rekord botëror me ecje
📍From Suzhou to Shanghai, it followed traffic rules and tackled complex scenarios like tile roads, ramps and crowds, demonstrating top-tier reliability… pic.twitter.com/TH9xFt9uS3
— AgiBot (@AgiBot_zhiyuan) November 22, 2025
Sipas AgiBot, kjo arritje tregon maturinë e harduerit të robotit, algoritmeve të ekuilibrit dhe qëndrueshmërisë së tij — dhe shërben si baza për përdorim komercial në shkallë të gjerë.
Kur robot u nis nga Suzhou më 10 nëntor, dhe mbërriti në Bund të Shangait më 13 nëntor, ai përshkoi ambiente urbane kompleks me sipërfaqe të ndryshme, dhe qëndroi aktiv gjatë gjithë rripit, falë mundësisë për të zëvendësuar baterinë pa ndalur.
Në përfundim, AgiBot A2 e quajti eksperiencën “të paharrueshme në jetën e tij makinerike” — madje me humor tha se “mund të ketë nevojë për një palë këpucë të reja”. /Telegrafi/


