Please enter at least 3 characters.

Rita Ora shkëlqen në paraqitjen e fundit, ndërsa thotë se ka kaluar disa 'ditë të egra'

2023/10/ri9.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet profesionale apo jeta e përditshme.

Së fundmi, 32-vjeçarja ka publikuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është shfaqur tejet atraktive.

“Ditët e mia të fundit kanë qenë vërtet egra. Në ndalesën tjetër”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografive.

Këngëtarja nga Kosova, përndryshe ka përmbyllur një sezon të suksesshëm në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.

Ajo gjithashtu do të jetë në jurinë e spektaklit “The US Masked Singer”, për sezonin e ardhshëm.

Ky vit ka qenë në tërësi shumë i suksesshëm për Ritën, pasi gjatë verës ajo publikoi edhe albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “You and I”. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram