Please enter at least 3 characters.

Rita Ora jep një mesazh për zgjedhjet (Foto)

2017/05/ritta-e1495021336157.jpg

Këngëtarja e njohur botërore Rita ora është pa diskutim një ndër personazhet më me ndikim nga fusha e artit.

E mesa duket këtë ndikim të madh që ka tek njerëzit, Ora po mundohet ta shfrytëzojë duke u dhënë një këshillë rreth politikës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, zgjedhjet Kombëtare pritet të mbahen së shpejti, ndërsa për gjithë qytetarët e tri shteteve, Rita bën thirrje që të dalin në votim.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës shkruhet: "Përdor votën tënde".

Me këtë fjali Rita jep mesazhin që të votojnë të gjithë për interesin e tyre personal, duke mos abstenuar apo bojkotuar votimin.

E kjo këshillë mesa duket do t'iu vlejë edhe fansave të saj shqiptarë, pasi edhe në Kosovë më 11 qershor pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. /Telegrafi/