Please enter at least 3 characters.

Rita befason të gjithë me elegancën (Foto)

2016/01/rita4-e1424528476881.jpg

“Ajo mund të mos jetë një modele, por me pamjen e saj Rita Ora u kujdes që të gjithë të kthejnë kokën kah ajo”.

Kështu nis shkrimin Daily Mail për këngëtaren me prejardhje shqiptare, e cila të premten mbrëma ishte e ftuar në prezantimin e koleksionit Vjeshtë/Dimër 2015 nga Tom Ford.

“24-vjeçarja befasoi të gjithë në Milk Studios të Los Anglesit me kostumin e saj të rrezikshëm”, shkruan Daily Mail. “Kur u ndal që të pozonte për fotografët, këngëtarja u kujdes që të zbulonte pak gjoksin e saj”.

Në ceremoni, Rita ishte përkrah yjeve si Jason Statham, John Legend dhe Miley Cyrus. /Telegrafi/