RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Bordi, Presidenti dhe komuniteti i RIT Kosovo (Fondacioni i Universitetit Amerikan në Kosovë) ju ftojnë, të na bashkoheni në evenimentin tonë vjetor të mbledhjes së fondeve “Support Kosova’s Next Success Story” më 23 maj 2024 nga ora 18:30, në Venus Hotel, Prishtinë, Kosovë.Rreth 65% e studentëve tanë varen nga bursat për studimet e tyre. Fondet e mbledhura në këtë eveniment do t’u mundësojnë studentëve me burime financiare të kufizuara nga Kosova dhe jashtë saj të përfitojnë një edukim dhe shkollim amerikan të cilësisë së lartë në RIT Kosovo (A.U.K).Kjo iniciativë mund të rezultojë e suksesshme vetëm përmes mbështetjes tuaj dhe vizionit të qartë në investimin në arsim si mjetin më të fuqishëm në transformimin e shoqërive tona.Bashkohuni me ne të kremtojmë historitë e suksesshme të studentëve dhe ish-studentëve tanë të cilët po fuqizojnë zhvillimin e Kosovës si udhëheqës, inovatorë dhe sipërmarrës dhe qëndroni pjesë e misionit tonë për të mbështetur “Support Kosova’s Next Success Story”.


