Please enter at least 3 characters.

RIM prezanton telefona dhe BlackBerry 10?

2016/01/f.0501234810475_210.jpg

Pajisjet e para B;ackBerry me sistemin operativ të koduar me numrin 10, do të paraqiten në treg dikur kah fundi i vitit, ndërsa kompania shpreson se këto risi do ta këndellin atë nga rënia e vazhdueshme. 

Edhe pse nuk ka shumë detaje për modelin e telefonit me sistemin e ri operativ të bazuar në QNX, BlackBerry 10 Dev Alpha me sa duket do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 4.8 inç dhe rezolucion orej 1280 x 768 pikselëve. 

Siç thuhet, BlackBerry 10 Dev Alpha do të ketë të integruar opsionin e pagesave NFC, dhe rrjetin HSPA, mikro SIM kartelën dhe detaje tjera interesante për përdoruesit final. / Tekegrafi /