Please enter at least 3 characters.

Rikthehet ‘Kaprolli’, ‘Arifhikmeti’ braktis klasën (Video)

Njëri nga personazhet më të pëlqyer të serialit “O sa mirë”, tashmë është rikthyer për episodet e reja.

Është fjala për karakterin e njohur si “Rron prishtinalia”, i cili do të jetë pjesë në vazhdimin e serisë komike.

Telegrafi ka njoftuar më herët se pas një pauze , aktori Armend Ismaili do të rikthehet me karakterin e tij dhe tash është publikuar një video e shkurtër nga xhirimet.

Rikthimin e tij padyshim se “nuk e pret mirë”, Arifhikmeti. Shikoni reagimin e tij. /Telegrafi/