Please enter at least 3 characters.

Rikthehet Kaka i vjetër, shënon gol të bukur nga gjuajta e lirë (Video)

2017/02/leite-kaka.jpg

Ylli Brazilian, Leite Kaka hapi rezultatin në fitoren para-sezonale kundër Saint Louis FC, duke shënuar golin e përurimit në Orlando City Stadium.

Orlando City përuroi stadiumin e ri të klubit këtë të shtunë - dhe ky përurim u bë edhe më i mirë nga Kaka, i cili shënoi një gol të bukur.

Goli inaugurues në Orlando City Stadium erdhi në minutën e pestë ku Kaka u tregua i saktë nga një goditje dënimi gjatë fitores 3-1 të Luanëve ndaj skuadrës nga niveli i dytë Saint Louis FC.

Vlen të theksohet se kjo përballje ndërmjet dy skuadrave amerikane u luajt me dyer të mbyllura, përcjell Telegrafi.

Cyle Larin shtoi edhe dy gola tjerë para se të përfundoj pjesa e parë, dhe Orlando të siguroj fitoren, ndërsa Saint Louis shënuan një gol të vonshëm si ngushëllim.

Pas dy sezoneve në ‘Camping World Stadium’, Orlando zyrtarisht do të hapë vendin e vet prej 25.500-vendesh, në ndeshjen hapëse të MLS-së që zhvillohet me 5 mars ndaj Neë York City FC. /Telegrafi/