Please enter at least 3 characters.

Rikalo: Shkarkimi, dëshmi se për serbët nuk ka vend në institucionet e Kosovës

2019/02/rikalooo-780x439-1.jpg

Nenad Rikalo, i cili u shkarkua nga posti i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se ky veprim tregon se serbët nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës.

"Rezultatet dhe pasojat e veprimeve të tyre janë të tilla që nuk ka vend (për serbët) në institucionet e Kosovës dhe në Kosovë. Ato çdo ditë me vendime si Statuti i Trepçës tregojnë se ne nuk kemi jetë atje”, ka thënë Rikalo, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që ta shkarkojë nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Njoftimin për shkarkimin e Rikalos e ka bërë të ditur vetë kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook. /Telegrafi/