Please enter at least 3 characters.

Rihanna habit me koleksionin e ri të Pumas, shfaqet krejtësisht rozë (Foto)

2016/08/Rihanna-fk.jpg

Kishim kohë që prisnim një tjetër bashkëpunim nga këngëtarja, Riri së bashku me brendin sportiv "Puma".

Rihanna sapo ka bërë të ditur përmes Instagramit se koleksioni Pranverë/Verë 2017 do të dalë shumë shpejt, dhe nga fotoja duket tepër interesant.

Ndërkohë linja e këpucëve FENTY X PUMA do të jetë e vlefshme nga data 9 Mars.

Kujtojmë që koleksioni i parë që ajo realizoi me firmën prestigjoze të veshjeve sportive, ishte një sukses i jashtëzakonshëm, ashtu sikurse ishte dhe prezantimi i koleksionit përmes një sfilate të mbajtur në kryeqytetin e modës në Paris. /inTV/Telegrafi/