Please enter at least 3 characters.

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas javës së dytë – befasi në të dyja grupet 

2024/08/LIGA-E-PARE-1.jpg

Janë mbyllur nëntë nga dhjetë takimet e Ligës së Parë në grupet A dhe B, ku nuk munguan befasitë. Grupi A, Trepça ka pësuar humbje nga Besa e Pejës me rezultat 3-2, ndërsa Liria ka marr fitoren e parë duke mposhtur Rahovecin me rezultat 2-0.Derbi kuqezi mes Vëllaznimit dhe Drenicës u mbyll pa gola 0-0.Rilindja 1974 ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe ka arritur ta mposht Trepçën ‘89 me rezultat 2-1.Ndeshja mes Istogut dhe Mitrovicës zhvillohet të hënën.

Rilindja 1974 është lidere e vetme në Grupi A me 6 pikë, ndërsa nga 4 pikë kanë Vëllaznimi dhe Drenica.

Trepça ‘89, Liria, Trepça dhe Besa e Pejës kanë nga 3 pikë.Pa pikë janë Mitrovica, Istogu dhe Rahoveci.


Sa i përket Grupit B, Prishtina e Re ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur si mysafir Ramiz Sadikun me rezultat 2-1.2 Korriku dhe Fushë Kosova kanë barazuar me rezultat 1-1, ndërsa KEK-u ka mposhtur si mysafir Flamurtarin me rezultat 3-1.Fitoren e parë e ka realizuar Vushtrria që ka arritur ta mposht Kikën me rezultat 3-2.Dinamo e Ferizajt po ashtu ka marr fitore këtë javë, duke e mposhtur Vjosën me rezultat 3-2.

Prishtina e Re dhe Dinamo kanë nga 6 pikë, ndërsa nga 4 pikë kanë tubuar Vushtrria dhe KEK-u.

Vjosa është e pesta me 3 pikë, ndërsa nga një pikë kanë Kika, Ramiz Sadiku, 2 Korriku dhe Fushë Kosova.

Flamurtari është i fundit pa pikë./Telegrafi/