Please enter at least 3 characters.

Reshjet e shiut i shndërrojnë në 'lumenj' rrugët e Pejës

2020/10/peja6-e1601806715268.jpg

Reshjet e shumta gjatë orëve të fundit në Pejë, kanë shkaktuar vërshime në  disa rrugë të këtij qyteti.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet se si rrugët e këtij qyteti janë shndërruar në "lumenj".

Pamjet në vijim janë pranë Mullirit të Haxhi Zekës në qytet, në lagjen “Rrokaqielli”, ku uji ka depërtuar edhe brenda në ndërtesat e Solidaritetit.

Ndryshe, sipas parashikimit Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot jo stabil me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh mbi vendin tonë do të mbaje edhe gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/