Please enter at least 3 characters.

Renditja e UEFA-s për klubet shqiptare: Shkëndija e para, Drita lider për Kosovë

2022/12/drita-1.png

UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve që marrin pjesë në Kupat e Evropës duke i renditur sipas koeficientit që llogaritet falë paraqitjeve në pesë sezonet e fundit.

Drita është klubi me renditjen më të lartë nga liga e Kosovës, duke u renditur në vendin e 199-të, të ndjekur nga pas prej Prishtinës, Ballkanit, Llapit, Gjilanit dhe Ferronikelit.

Sa i përket ligës së Shqipërisë, Laçi është klubi që pozicionohet më së miri, duke zënë vendin e 174-të, gjersa më pas vijnë, Partizani, Teuta, Kukësi, Tirana, Vllaznia, Luftëtari.

Nga liga e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija mban vendin e 151-të në ranglistën. Me koeficientin 9.500 Shkëndija jo vetëm që është ekipi më mirë i ranguar nga Maqedonia e Veriut, por udhëheq listën e klubeve edhe nga Shqipëria e Kosova.

Renditja e klubeve:

Kosovë199) Drita304) Prishtina334) Ballkani370) Llapi371) Gjilani372) Feronikeli

Foto: FC Ballkani

Shqipëri174) Laçi254) Partizani280) Teuta282) Kukësi298) Tirana338) Vllaznia411) Luftëtari

Foto: KF Tirana/Facebook

Maqedoni e Veriut151) Shkëndija185) Shkupi356) Makedonija Gj.P.361) Sileksi382) Akademia Pandev409) Renova417) Struga418) Vardari418) Rabotniçki. /Telegrafi/

Foto: FC Shkupi/Facebook