Rekomandimet për sigurinë në shkolla, miratohen javën e ardhme
28/02/2014
Deputetët në rend dite kanë pasur edhe miratimin e rekomandimeve të dala nga debati i djeshëm për sigurinë në shkolla, por me pajtimin e grupeve parlamentare këto rekomandime u shtynë për javën e ardhshme, rekomandime të cilat do të harmonizohen edhe me komisionin për arsim të Kuvendit.
Deputetët po japin vërejte për mos përkujdesje të duhur ndaj personave me aftësi të kufizuara.
Ndërsa, pas kësaj pike deputetët do të diskutojnë rreth privatizimit të IGK “Ballkan” të Suharekës me kërkesë të LDK-së. /Telegrafi/


