Please enter at least 3 characters.

Regjistrohen 521 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

2021/01/106801639-16062325112020-11-24t032850z_1485012413_rc2f9k9irhc3_rtrmadp_0_health-coronavirus-usa-texas.jpeg

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 521 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup - 166, Prilep - 72, Ohër - 54, Kavadar - 47, Negotinë - 40, Kumanovë - 28, Tetovë dhe Koçan nga 18, Veles, Strugë dhe Kriva Pallankë nga 15, Gjevgjeli - 5, Bogdanci - 4, Krushevë - 3, Manastiri, Probishtip, Vinicë, Demir Hisar, Kratov, Demir Kapi dhe Pehçevë nga 2, Gostivar, Shtip, Kërçovë, Sveti Nikollë, Dellçevë, Berovë dhe Makedonski Brod nga 1.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 112.646, numri i pacientëve të shëruar është 97.687, numri i vdekjeve është 3.319, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.640.

Numri më të madh të rasteve aktive ka në Shkup-5.695, pason Prilepi me 824, Kumanova me 410 dhe Kavadari me 616./Telegrafi/