Regjistrohen 324 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.290 testime për coronavirus, ndërsa 324 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre shumica janë në Shkup - 207, Manastir - 19, Prilep - 17, Ohri - 13, Kumanova - 11, Kavadari - 9, Tetova dhe Velesi - 6, Negotina - 5, Kërçova dhe Gjevgjelia - 4, Gostivari, Strumicë, Koçani, Vinica dhe Kratovë - 3, Struga dhe Kriva Pallanka - nga 2, Resnja, Radovishi, Valandova dhe Pehçeva - nga 1.
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë vetëm një person, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe dy pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën midis 4 dhe 5 mars 2022.
Kurse ISHP ka regjistruar 287 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 302.548, prej të cilëve 291.431 janë shëruar, ndërsa 9.162 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (17 mars) është 1.955./Telegrafi/


