Please enter at least 3 characters.

Refugjatët pajisen me harta të Shqipërisë

2016/03/Kushtet-per-refugjatet-te-tmerrshme.jpg

Refugjatët nga Lindja ndodhen vetëm pesë kilometra larg nga Leskoviku.

160 prej tyre, kryesisht familjarë, tashmë janë strehuar nga Qeveria greke në Konicë dhe si vendstrehim i tyre është zgjedhur shkolla e mesme e qytetit.

Të ndodhur vetëm pak kilometra pranë kufirit, ata tashmë po marrin masat për të njohur më shumë gjeografinë e Shqipërisë, duke u pajisur me harta, gjë që ka rritur dyshimet se kanë synim tokën shqiptare.

Me ta janë solidarizuar edhe shumë qytetarë grekë dhe shqiptarë.

Në zonën e Konicës ka një shtim të forcave të policisë, por kjo gjë nuk mund të thuhet për kufirin shqiptaro-grek.

Deri më tani është në diskutim strehimi i mijëra sirianëve të cilët do të vijnë nga Porti i Pireut.