Please enter at least 3 characters.

Reali shpreson në transferimin e De Geas, pasi Unitedi ende nuk ia ka ofruar rinovimin me kushte të përmirësuara  

2018/03/De-Gea.jpg
232:"LONDON, ENGLAND - MARCH 05: David De Gea of Manchester United during the Premier League match between Crystal Palace and Manchester United at Selhurst Park on March 5, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

David De Geas nuk i është ofruar ende një kontratë e re nga Manchester Unitedi, dhe spekulimet po e lidhin atë me një lëvizje në Real Madrid gjatë verës.

Portieri spanjoll e ka vendosur veten si një nga portierët kryesorë në botë dhe është një lojtar kyç për ekipin e Jose Mourinhos.

Megjithatë, sipas Yahoo Sport, 27-vjeçari dhe agjenti i tij Jorge Mendes ende nuk kanë marrë një përmirësim në marrëveshjen e tij të tanishme në Old Trafford.

De Gea është njëri nga portierët më të mirë në botë për momentin (Getty Images)

De Gea dhe përfaqësuesit e tij janë duke kërkuar që klubi të ofrojë një marrëveshje të përmirësuar për shkak të formës së tij të mirë për klubin këtë sezon.

Portieri numër një i kombëtares spanjolle nënshkroi një marrëveshje të re me Djajtë e Kuq nën kohën e drejtimit të klubit nga Louis Van Gaal.

Atij i kanë mbetur vetëm edhe 16 muaj në marrëveshjen e tij të tanishme edhe pse United ka një mundësi për të zgjeruar atë me një vit tjetër deri në verën e vitit 2020.

Ai gati u transferua në Real Madrid në vitin 2015, megjithatë marrëveshja u pezullua në minutën e fundit për shkak të një makine faksi të gabuar, por Mbretërit vazhdojnë të shpresojnë transferimin e tij pasi ende nuk ka një marrëveshje rinovimi. /Telegrafi/