Reali nuk befasohet nga Sportingu, fiton me dy gola të shpejtë (Video)
Real Madrdi ka fituar Sportingut të Lisbonës me rezultat 2-1.
Ishte një ndeshje e hapur, ku mysafirët befasuan me paraqitjen e tyre të mirë.
Goli i parë në këtë takim erdhi në 48-të nga Bruno Cesar, pas një asistimi nga Ruiz.
Kur të gjithë menduan se mysafirët do të largoheshin me tre pikë, në skenë doli Cristiano Ronaldo, i cili barazoi rezultatin në 1-1.
Në fund shënoi edhe Avaro Morata për t'i dhuruar klubit nga Madridi tre pikët e para në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.
Ky takim është në kuadër të Grupit F dhe pas fitores ndaj Legias, Dortmundi prinë me tre pikë, kurse në vend të dytë janë Los Blancos me tre pikë, por me goldallim më të vogël. /Telegrafi/
¡El GROSERO HORROR defensivo del #RealMadrid que le da el 1-0 al #Sporting de la mano de Bruno Cesar! #UCLpic.twitter.com/BJG9ese1S6
— Fútbol Adelantado (@FutAdelantado) September 14, 2016


