Please enter at least 3 characters.

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

Real Madrid ka marrë një ofertë prej 80 milionë eurosh nga një klub saudit për Brahim Diaz.

25-vjeçari ka luajtur një rol të rëndësishëm këtë sezon, por e ardhmja e tij në klub tani është e pasigurt.

Sipas Fichajes, bordi i Real Madridit është duke e vlerësuar ofertën. Shuma është e konsiderueshme dhe mund të sigurojë fonde për nënshkrime të reja gjatë verës.

Brahim ka fituar besimin e Carlo Ancelottit me paraqitjet e tij, por konkurrenca për vende mbetet e lartë.

Mesfushori spanjoll mund të mendojë largimin nëse nuk i garantohet një rol kyç sezonin e ardhshëm.

Vendimi pritet në javët në vijim. Interesi nga Arabia Saudite është i fortë dhe Real Madridi do të duhet të vendosë nëse do ta mbajë Brahimin apo do ta pranojë ofertën./Telegrafi/